UDHËTIMI I ËNDRRAVE/ Ja cilin qytet fantastik po vizitojnë Xhemi dhe Arbana (FOTO) – AlpeGossip
UDHËTIMI I ËNDRRAVE/ Ja cilin qytet fantastik po vizitojnë Xhemi dhe Arbana (FOTO)

UDHËTIMI I ËNDRRAVE/ Ja cilin qytet fantastik po vizitojnë Xhemi dhe Arbana (FOTO)

Tashmë të gjithë e dimë që krahas mardhënieve profesionale, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të ngushta. Vajzat ndajnë edhe disa pasione të përbashkëta e një ndër to janë udhëtimet.

Si të gjitha shoqet e ngushta, edhe Arbana me Xhemin kanë një listë të vendeve që duan të vizitojnë. E më në fund, moderatoret kanë nisur pushimet në destinacionin i cili ka vite që qëndron në atë listë.

Ditën e djeshme Arbana dhe Xhemi kanë udhëtuar drejt Hollandës duke zgjedhur një ndër qytet më të bukura të vendit.

Giethoorn është një qytet në provincën e Overijssel, në Hollandë. Ai është i njohur për rrugët e tij të mbushura me varka, shtigjet, rrigicat e biçikletave dhe shtëpitë shekullore me çati. Giethoorn shpesh cilësohet si “Venecia e Vogël” ose “Venecia e Hollandës”.

Padyshim në një vend të tillë nuk mund të mungonin shëtitjet e vajzave me varkë dhe vizitat e parqeve apo shtëpive tradicionale.

“Ky vend ka qenë në listën tonë për kaq shumë kohë”, ka shkruar Arbana krahas njërit prej postimeve.

 

Një vend si në përralla. Tani e kuptojmë pse ky destinacion ka qenë kaq i dashur për Xhemin dhe Arbanën. Por besojmë se kur bëhet fjalë për bukuri të tilla, pritja ja vlen gjithmonë.