DIKUR “SHPËRTHEU” KEQ KUNDËR TIJ/ Eni Çobani tregon pse hoqi dorë nga padia ndaj Agron Llakaj (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR “SHPËRTHEU” KEQ KUNDËR TIJ/ Eni Çobani tregon pse hoqi dorë nga padia ndaj Agron Llakaj (FOTO)

DIKUR “SHPËRTHEU” KEQ KUNDËR TIJ/ Eni Çobani tregon pse hoqi dorë nga padia ndaj Agron Llakaj (FOTO)

Muaj më parë, duke marrë shkas nga imitimi që aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj i bënte juristes Eni Çobani në shown e tij, Al Paazar, kjo e fundit vendosi ta hidhte në gjyq.

Në intervistat e dhënë më parë, Eni u shpreh se kishte vendosur t’i shkonte deri në fund kësaj çështje dhe Llakaj do merrte çfarë meritonte.

Ama gjërat paskan ndryshuar!

E ftuara e kësaj jave e Andi Vrapit në Pop Culture, Çobani ka rrëfyer se jo vetëm që ka hequr dorë nga padia, por edhe gëzon respekt për aktorin.

“Agroni është një artist i madh në formatin e tij. Është një humorist me një karrierë të jashtëzakonshme. Unë jam e rregulluar me këdo, i cili jep një kontribut në shoqërinë shqiptare për mirë. Dhe mjafton që ai i bën njerëzit për të qeshur. Kështu që, bravo Agron Llakaj që bën njerëzit për të qeshur. Dhe e përshëndes!”, – ka treguar Eni lidhur me marrëdhënien e saj me Llakajn.