Era si “KAMELEON ” ndër vite/ Njihuni me NDRYSHIMET e çuditshme të këngëtares. Nga flokët tek… (FOTO) – AlpeGossip
Era si “KAMELEON ” ndër vite/ Njihuni me NDRYSHIMET e çuditshme të këngëtares. Nga flokët tek… (FOTO)

Era si “KAMELEON ” ndër vite/ Njihuni me NDRYSHIMET e çuditshme të këngëtares. Nga flokët tek… (FOTO)

Era Istrefi është njëra ndër këngëtaret më të talentuara e cila kohët e fundit po e shijon suksesin edhe jashtë trojeve shqiptare.

Nga fillimet e karrierës së saj e deri tani, tek Era mund të shihni ndryshime si në stilin e saj të veshjeve e po ashtu edhe në fizikun e saj.

Tani e shohim në super formë, por ja si ka ndryshuar Era Istrefi nga fotoja e parë tek e fundit në Instagram!

Ajo gjithmonë na ka surprizuar me stilin e saj, në veshje edhe në çdo gjë. Edhe në foton e parë të instagramit të saj ajo shihet shumë stil dhe fotografia daton më 5 Tetor 2012 ndërsa Era pozon me një cigare. Ishte koha kur Era njihej me shume si motra e vogel e Nora Istrefit, por perseri ajo kishte siguruar mjaft fansa apo ndjekës që në atë kohë pasi në foton e saj të parë Era ka mbi 2000 like.

 

E krahasuar gjithmonë me Rihanna-n , Era ia ka dalë më së miri deri më tani edhe shumë herë më shumë se në fillim.

 

Fytyra e saj tani duket më e plotë dhe me forma më të theksuara.

Pavërësisht ndryshimeve në pamje, Era është ndër të vetmet që e ka deklaruar se ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka eksperimentuar shumë me pamjen, duke ndryshuar flokët në ngjyra të ndryshme apo modele të ndryshme.

Por a ju kujtohet dalja e saj e parë në ekran?!

Ajo u shfaq me këngën “Mani per money”, për të vazhduar më pas me bashkëpunimin me motrat e saj, Ledri Vulën e deri tek hitet që po i dëgjon sot gjithë bota. Përgatiti AlpeNews.al