“QANI PËR HERË TË FUNDIT”/ Enca ka diçka për t’ju thënë fansave të saj (VIDEO) – AlpeGossip
“QANI PËR HERË TË FUNDIT”/ Enca ka diçka për t’ju thënë fansave të saj (VIDEO)

“QANI PËR HERË TË FUNDIT”/ Enca ka diçka për t’ju thënë fansave të saj (VIDEO)

Këngëtarja e dashur për publikun Enca e cila po shijon suksesin e këngës së saj të fundit të titulluar “Balad”, siç edhe ju mund ta keni vënë re është tepër aktive në Instagram, duke publikuar herë pas here momente nga përditshmëria.

Ditën e sotme ajo ka postuar një sekuencë të shkëputur nga kënga “Balad” dhe ka një mesazh për të gjithë fansat: “Mos u kthe, mbytu për mu n’mall. 🔪 Qani për herë të fundit sot, se këngët e reja po vinë, dhe nuk janë faaare për të qarë!”

Një nga ndjekësit kuriozë e ka pyetur nëse këngët që do publikojë do jenë bashkëpunime apo jo, ndërkohë këngëtarja i është përgjigjur: “Bashkëpunim dhe vetëm.”

Duke marrë parasysh suksesin e këngëve të Encës jemi më se të bindur se edhe këto që do publikojë në vijim do kthehen në hite shumë shpejt.