Kejvina Kthella ishte e ftuara speciale në sezonin e ri të “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Si gjithmonë, modelja foli pa dorashka dhe nuk hezitoi të tregonte se meshkujt që merren me punë të pista nuk i fut në listë.
Rudina Dembacaj: A është e rëndësishme që partneri jot të ketë më shumë lekë se sa ty, apo do e mbash ti?
Kejvina Kthella: Ce do që ta mbaj unë. Do të doja që të ishte në karrierë dhe automatikisht, nëse do jetë në karrierë, ka lekë.
Rudina Dembacaj: A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?
Kejvina Kthella: Jo, ajo nuk është karrierë.