Ushqimet që po të shkatërrojnë fytyrën dhe që ti i ha përditë (FOTO) – AlpeGossip
Ushqimet që po të shkatërrojnë fytyrën dhe që ti i ha përditë (FOTO)

Ushqimet që po të shkatërrojnë fytyrën dhe që ti i ha përditë (FOTO)

Ka shumë mundësi që ky shkrim të të mërzisë, por duhet t`i themi gjërat ashtu siç janë. Që të kesh një fytyrë të shndritshme e të shëndetshme do të të duhet të heqësh dorë nga ushqimet e tua të preferuara. Hidhi një sy, shikoji dhe pastaj zgjidh ç`do bësh.

 

Alkooli

(Foto nga Depositphotos)
“Pirja e alkoolit është një nga gjërat më të këqija që i bën lëkurës tënde”, thotë ekspertja e kujdesit të lëkurës, Michaella Bolder. Alkooli nxit ndërprerjen e hormoneve dhe kjo ta bën fytyrën me puçrra. Gjithashtu dehidraton lëkurën dhe të bën të dukesh dhe të ndihesh i fryrë.

Ëmbëlsira me rajs (lloj orizi)

(Foto nga Depositphotos)
Ndoshta u befasove se e dije si ushqimin më të shëndetshëm, por për fytyrën është vërtet i dëmshëm. Ëmbëlsira me rajs mund të çojë në rrudha të shumta. Nëse kontrollon etiketën e të ushqyerit në anën e pasme, do të shikosh se ëmbëlsirat e orizit përbëhet më së shumti nga ingredient jo të shëndetshëm.

Sushi

(Foto nga Depositphotos)
A e dije se kjo sushi çon në plakjen e parakohshme dhe shkakton puçrra fytyre? Nëse jo, tani e di. Edhe nëse nuk heq dot dorë prej këtij ushqimi, të paktën pi shumë ujë pasi të kesh ngrënë.

Produktet e qumështit

(Foto nga Depositphotos)
Qumështi i lopës përmban një hormon të rritjes që përkeqëson gjëndrat e lëkurës dhe e bën lëkurën me yndyrë. Se problemi qëndron edhe në atë çfarë ha lopa. Plus gjatë përpunimit të qumështit, ai dëmtohet për shkak të ultra-pasterizimit, avullimit, skremimit. E gjitha kjo krijon kushte perfekte për aknet. Po mund të gjesh alternative nëse s`rri dot pa qumësht. Blije prej dhie.

Drithërat e mëngjesit

(Foto nga Depositphotos)
E trishtueshme, por e vërtet. Edhe drithërat në dukje të pafajshme mund të jenë të dëmshme për lëkurën tënde. Nëse nuk mund të heqësh dorë prej tyre, zgjidh ndonjë lloj që përmban më pak se 5 gram sheqer.

Mish i përpunuar

(Foto nga Depositphotos)
Një nga arsyet përse të fryhet fytyra, sidomos pas vizitës në një restorant, mund të ndodhë për shkak të konsumimit të mishit të përpunuar. Ka shumë natriumc dhe nitrite në mishin e përpunuar, të cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës suaj. Mishi i përpunuar mund të shkaktojë plakje të parakohshme. Mos ha çdo ditë. Përpiqu t`i rrallosh.

Pijet

(Foto nga Shuterstock)
Kush nuk i adhuron ato? Po këto lëngje përmbajnë shumë sheqer që dëmton kolagjenin dhe e ashpërson lëkurën.

Përshtatur nga: Bright Side