“SHUMË E EGËR”/ Xhoni refuzon Kleonën, ajo i kthehet: Kam ardhur për burrë… – AlpeGossip
“SHUMË E EGËR”/ Xhoni refuzon Kleonën, ajo i kthehet: Kam ardhur për burrë…

“SHUMË E EGËR”/ Xhoni refuzon Kleonën, ajo i kthehet: Kam ardhur për burrë…

Kristi ka treguar sot në “Talk Love Story” dy vajzat me të cilat nuk do të donte të dilte në takim pasi nuk ka pëlqim dhe ato janë Kleona dhe Liljana. Me të dëgjuar këtë Kleona dhe Xhoni u konfliktuan në studio për mënyrën e saj të të sjellurit.

Xhoni: Në fillim nga mënyra si është afruar shumë shpejt dhe shumë egër, është e para Kleona. Ka pasur një mënyrë që nuk më pëlqen si femër dhe mënyra si afrohet ajo burrit.

Kleona: Kam ardhur për burrë, jo për shok.

Eni: Ashtu i afrohesh ti burrit, aq egër?

Kleona: Nëse ajo është egër, nuk e di çfarë i bën të tjerave…

Eni: E bën dot atë përqafimin?

Kleona: Nuk e meriton tani ai. Biles tani po pendohem që e kam përqafuar sepse Kristin nuk e lashë që të më përqafonte që donte dhe lashë këtë dhe ky shihe si ma shpërblen.

Xhoni: Unë jam ndoshta ndryshe si Kristi dhe unë vajzën e dua në një mënyrë tjetër, u nxitove shpejt.

Kleona: Më bëri shumë përshtypje sepse përqafimin ma kërkoi vetë. Përqafova shtyllën, preferova shtyllën para Xhonit.

Xhoni: Atë moment kur të pyeta unë për përqafimin mendova se do të më thotë: jo, më vjen keq, s’ta jap dot.

Kleona: Më vjen keq sepse ma kërkove

Eni Shehu: Nëse të kërkon një mashkull i panjohur një përqafim, ti ia jep?

Kleona: Ishte situata. Unë dola me shumë emocione nga Kristi dhe dola përqafova shtyllën.

Xhoni: Unë ngela duke të të provokuar për të marrë vesh çfarë tipi je. Si do të marr vesh unë kush je ti?

Kleona: Po nëse se ke marrë vesh, pse më thua?!

Xhoni: Domethënë je shumë kot?

Kleona: Unë jam kot?

Xhoni: Po ku e mora vesh unë për 1 ditë kush është tipi jot?

Kleona: Pikërisht sepse nuk më more vesh mua nuk duhet të shprehesh në atë lloj mënyre.