U shpërfytyrua në zvarranik, historia e trishtë e gruas po përlot botën (FOTO) – AlpeGossip
U shpërfytyrua në zvarranik, historia e trishtë e gruas po përlot botën (FOTO)

U shpërfytyrua në zvarranik, historia e trishtë e gruas po përlot botën (FOTO)

Një grua e fiksuar pas idenë se do të transformohet në dragua ka shpërfytyruar pamjen e saj të jashtme për 40 mijë paund.
Ajo ngjan me një zvarranik kur nxjerr jashtë gjuhën të cilën e ka të ndarë në dy pjesë.

Eva Tiamat Medusa nga Teksasi, ka deklaruar se është personi më i shpërfytyruar në botë pasi i është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh për t’i ngjarë një zvarraniku.

Ajo la punën si zëvendës presidente e një banke vite më parë dhe filloi të riformëzonte hundën e saj dhe preu veshët.

Pjesa e bardhë e syve të saj është pigmentuar me ngjyrë gri.

Transgjinorja u diagnostikua me HIV dhe vendosi se nuk donte të jetonte më si njeri pasi u kafshua nga një gjarpër shpinë diamant.

Ajo u braktis nga prindërit në moshën 5-vjeçare dhe shpjegon se jeta e saj filloi të kishte kuptim kur nisi transformimin në zvarranik.