E zeza ngjyra juaj e preferuar? Sipas Lori Hoxhës ja si duhet ta vishni gjatë ditëve të nxehta të verës (FOTO) - AlpeGossip
E zeza ngjyra juaj e preferuar? Sipas Lori Hoxhës ja si duhet ta vishni gjatë ditëve të nxehta të verës (FOTO)

E zeza ngjyra juaj e preferuar? Sipas Lori Hoxhës ja si duhet ta vishni gjatë ditëve të nxehta të verës (FOTO)

Ngjyra e zezë nuk del kurrë nga moda dhe do të jetë ‘IN’ në çdo stinë dhe në çdo periudhë të mundshme. Është e vetmja ngjyrë ku ti mund ta kombinosh me gjithçka dhe në shumicën e rasteve të nxjerr nga situata kur nuk di çfarë të veshësh dhe nuk do që të eksperimentosh shumë me veshjen apo ngjyrat.

Ekzistojnë disa persona që ngjyrën e zezë nuk e heqin kurrë nga trupi dhe vishen që nga koka tek këmbët. Por kjo veshje e tillë nuk është shumë e përshtatshme gjatë verës pasi me temperaturat kaq të larta, thjesht do të kemi sa më shumë vapë me të.

Por nuk duhet të mërziteni për këtë sepse edhe për ju që jeni #blacklover dhe e keni të pamundur të hiqni dorë nga e zeza mund ta vishni edhe gjatë verës. Këtë na e kanë treguar më së shumti blogeret e njohura.

Një ndër to është edhe blogerja shqiptare Lori Hoxha e cila e adhuron ngjyrën e zezë. Ajo guxon për ta veshur edhe në verë pavarësisht temperaturave shumë të larta.
Ju jeni akoma në dilemë dhe në mëdyshje nëse duhet të vishni të zezën tani ndërkohë që doni komoditet edhe freski? Shihni fotot më poshtë se si Lori Hoxha e ka veshur ngjyrën e zezë gjatë verës për të marrë grimcat e duhura të inspirimit: