Zogu i Tiranës tallet me kalimtarët: Skënderbeu është me trup femre, mora opingat e Sheros… (VIDEO) – AlpeGossip
Zogu i Tiranës tallet me kalimtarët: Skënderbeu është me trup femre, mora opingat e Sheros… (VIDEO)

Zogu i Tiranës tallet me kalimtarët: Skënderbeu është me trup femre, mora opingat e Sheros… (VIDEO)

Plotë risi dhe zëra nga populli ka qenë mëngjesi i sotshëm në Ora News, ku Zogu nuk është lodhur për të marrë disa vox pop-e nga qytetarët.
Mes tyre ka bërë përshtypje një zonjë grua, e cila mbante një peshore dhe ftonte njerëzit të peshoheshin, kundrejt pagesave.

Ajo ka folur “pa dorashka”, sikurse dhe tha, duke bërë disa deklarata që kanë ngjallur reagime. Gruaja ka thënë se Skënderbeu ka qenë me trup femre dhe se koka i është vënë gjatë natës.

Rolanda nuk ka nguruar të shprehet edhe se shteti e ka lënë në mëshirë, e se është beqare, pa burrë.

Fjalët e saj:

Edhe Skënderbeu aty si trup është femër, vetëm koka i ka ndryshuar brenda një nate. Është bërë luftë kur është vënë ai monument. Jemi pa punë, sa në një qoshe në një qoshe.
Shteti u fundostë nga themelet. U fundostë një herë e përgjithmonë. Nuk kam unë as hajdar as bashkëshort, se po të kisha bashkëshort, nuk rrija me peshore, po kisha zënë dhe unë ndonjë copë qoshe të bukur.

Kujtova se erdhi 90-ta për të marrë pronat, por mora opingat e sheros. Dhashë format dhe mora bërrylat. As bërrylet jo, po më thoshin “këtë ke” (nxjerr gishtin e mesit).

Edhe një ndihmë ekonomike që kisha, 17 mijë e 500 lekë të vjetra, ma kanë ndërprerë që në janar. Jetoj si lypsarët”.

Dy intervistat e Zogut që "çmendën" Dite e Re

Dy intervistat e Zogut që "çmendën" Dite e Re

Gepostet von Ora News am Donnerstag, 3. Mai 2018