FTOI VAJZAT TË TRADHËTOJNË TË DASHURIN/ Ina Kollçaku shpjegon deklaratën: Ishte shumë shokuese… – AlpeGossip
FTOI VAJZAT TË TRADHËTOJNË TË DASHURIN/ Ina Kollçaku shpjegon deklaratën: Ishte shumë shokuese…

FTOI VAJZAT TË TRADHËTOJNË TË DASHURIN/ Ina Kollçaku shpjegon deklaratën: Ishte shumë shokuese…

Ajo njihet si një nga protagonistet më të komentuara të emisionit “Për’puthen”. Është fjala për ish-konkurrenten, Ina Kollçaku, e cila ishte pjesë e sezonit të parë të emisionit të dashurisë.

Së fundmi, Ina ka publikuar një video në rrjetin e saj në “TikTok” ku fton të gjitha vajzat që të tradhtojnë të dashurin e tyre:

“Vajza, një ri kujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”,

Reagimet ndaj kësaj videoje kanë qenë të shumta dhe sqarimin e bëri vetë Ina nëpërmjet një lidhje në “Skype” për “Abc e Mëngjesit” duke treguar se si qëndron e vërteta e këtij mesazhi.

Ajo theksoi se kjo video mund të këtë qenë si një tendencë për të prekur situatën e vajzës nga Librazhdi që u kap duke tradhtuar të fejuarin dhe më pas u dhunua nga të dy prindërit e tij.

“Unë bëra një video në ‘Tik Tok’ që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit.

Ajo që kam thënë për vajzat është që të ndahen dhe mos të qëndrojnë në një lidhje të palumtur. Nuk kishte asgjë më shumë se kaq.

Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë tronditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm titullin dhe e kanë marrë ashtu”, tha ndër të tjera ajo.