“E MORA NUSEN ME TAKSI…”/ Iliri zbulon detaje nga dasma madhështore (FOTO) – AlpeGossip
“E MORA NUSEN ME TAKSI…”/ Iliri zbulon detaje nga dasma madhështore (FOTO)

“E MORA NUSEN ME TAKSI…”/ Iliri zbulon detaje nga dasma madhështore (FOTO)

Ka disa ditë që dasma e Ilir Shaqirit është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Të shtunën mbrëma, balerini dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, kurorëzuan dashurinë e tyre edhe në Shqipëri.

Balerini i njohur ka zbuluar ditën e sotme në “Wake Up” se e shoqja dhe vajza e tyre, Emily, nuk dinin asgjë në lidhje me dasmën. Sipas tij, e gjitha ishte një surprizë për ta.

Iliri shtoi se ideja ka lindur gjatë një udhëtimi me dy miqtë e tij, Ermalin dhe Amin, ku kësaj të fundit ia kishte lënë në dorë të gjithë organizimin.

“E mora nusen me taksi, pastaj ecëm mes plazhistëve...”/

Bashkëshortja e fituesit të “Big Brother VIP” u shpreh se ai e kishte ‘gënjyer’ duke i thënë se do të shkonin në Shqipëri për një festë të televizionit shqiptar. Emanuela shtoi se Iliri i kishte thënë se do vishej me vello si përfaqësuese e Amit.

Ndërkohë duke qeshur balerini shton: “I thashë se do na japë Ami një qerre lek”. Më pas ai tregon një detaj tjetër, duke thënë se e ka marrë nusen me taksi.

“E mora nusen me taksi, pastaj ecëm mes plazhistëve...”/

“Unë e mora nusen me taksi. Ishim në një cep të parkimit duke rregulluar fustanin. Emanuela dhe Emily nuk do të hynin të hoteli që të kuptonin se ishte dasme. Plani ishte menduar mirë. Kur Ami dha ‘ok’ për të hyrë, ne duke ecur në mes të plazhistëve duke shkuar tek altari. E aty u mor vesh gjithçka”, tha Shaqiri.

Nga ana tjetër, Emily tha se babai i kishte thënë se po mendonte diçka për ditëlindjen e mamit, por mendonte se ishte një darkë klasike.

“E mora nusen me taksi, pastaj ecëm mes plazhistëve...”/

“Pashë personazhet e ‘Big Brother’ e sërish nuk shqetësova. Kur pash gjyshen nga Verona dhe të gjithë të tjerët, aty nuk kuptova asgjë”, tha ajo.

Ndërsa Emanuela tregoi planet që kishin bërë më herët për një dasmë shqiptare.

“Sigurisht që kishim menduar për një dasmë shqiptare, siç tha edhe Iliri ne jemi martuar para 20 vitesh. Bëmë një festë shumë të vogël dhe kishim pak njerëz. Gjatë asaj feste Iliri më premtoi një dasmë shqiptare. Në 2002 u martuam me pak njerëz, e pas një viti vendosëm që të bënim dasmë shqiptare. Por vitet kaluan, e unë thosha ndoshta do martohemi në 20-vjetorin, e ashtu ndodhi”, përfundon bashkëshortja e Ilirit.