“E KAM SHOQE”/ Efi nxjerr bllof Atdheun para të gjithëve, zbulon çfarë i lidh – AlpeGossip
“E KAM SHOQE”/ Efi nxjerr bllof Atdheun para të gjithëve, zbulon çfarë i lidh

“E KAM SHOQE”/ Efi nxjerr bllof Atdheun para të gjithëve, zbulon çfarë i lidh

Pak ditë më parë Atdhe Xharavina u kap mat me konkurrenten e “Përputhen”, Efin. Dyshja u fotografuan nga “Kryefjala.com” në një dyqan fustanesh në Tiranë. Pasi fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit, Atdheu i hodhi më shumë benzinë zjarrit me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Efffaaaa sa i lumtur sot”, shkroi ai, duke nxitur aludimet për një lidhje dashurie. Sot në “Përputhen” Efi ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë.

“Ka qenë thjesht një rastësi. Unë para se të vija në një Prime kam qenë duke u veshur dhe personi në fjalë ka qenë aty. Unë nuk jam një njeri që të shoh një person dhe t’i kthej kurrizin. E pashë, më përshëndeti, më foli kaq. Nuk e kam takuar kurrë më parë”, tha konkurrentja.

Deklarata e saj nxorri bllof Atdheun, i cili pak ditë më parë u shpreh “Efin e kam shoqe”.