Moderne dhe me naze, kush është gjyshja që habiti publikun e Të Dielës Shqiptare - AlpeGossip
Moderne dhe me naze, kush është gjyshja që habiti publikun e Të Dielës Shqiptare

Moderne dhe me naze, kush është gjyshja që habiti publikun e Të Dielës Shqiptare

Të ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishin Eriona dhe dy vajzat e saj të cilat kishin ftuar gjyshen për t’i dhënë një mesazh. Eriona tregoi se para 4 vitesh burrin ja kishin hequr nga puna dhe ndërkohë ata kishin marrë kredi për të ndërtuar një shtëpi të re.

Kështu gjyshja kishte bërë një sakrificë të madhe dhe kishte shitur shtëpinë 55-vjeçare në të cilën kishte shumë kujtime me bashkëshortin, gjyshin i cili kishte vdekur.

Eriona tregoi se gjyshja tani jeton me ta, por është e pakënaqur pasi i mungon shtëpia që kishte, shoqet me të cilat pinte kafe atje dhe ankohet se në familje nuk e duan.

“Madje mamin tënd e ka shoqe të ngushtë”, i tha Erion Arditit. Ndërsa vajzat treguan se gjyshja është shumë moderne, vishet me taka, i pëlqen shumë parfumet dhe sheh filxhan.

Gjyshja erdhi tek “E diela shqiptare” dhe i habiti të gjithë pasi edhe pse ishte 85 vjeç, dukej shumë e mbajtur.

Arditi i kërkoi t’i shihte filxhanin, por gjyshja refuzoi vazhdimisht duke i thënë se nuk dinte. Arditi i premtoi se një ditë do e takojë me mamanë e tij meqënëse mësoi se janë mikesha të vjetra dhe më pas në ekran u shfaqën Eriona dhe vajzat e saj.

“Të duam shumë. Ti mos u shqetëso më. Mos e përmend azilin. Ne do jetojmë të lumtur bashkë”, i tha Eriona gjyshes ndërsa ajo iu përgjigj: “Ju falenderoj që më mbani, jam e lumtur që kam dy vajza si pëllmbesha dhe ty të dua se më respekton”./Xing.al