A ju kujtohen?! 14 VIP-et shqiptare që harruan të depilohen dhe lanë nam me FOTOT me qime – AlpeGossip
A ju kujtohen?! 14 VIP-et shqiptare që harruan të depilohen dhe lanë nam me FOTOT me qime

A ju kujtohen?! 14 VIP-et shqiptare që harruan të depilohen dhe lanë nam me FOTOT me qime

Është normale që ndonjëherë të harrosh të depilohesh, por kur bën foto dhe e poston në rrjete sociale, atëherë ndodh belaja. Kjo u ka ndodhur shumë VIP-ave e fotot e tyre me qime nënsqetulla, në këmbë, në fytyrë e në zona intime kanë pushtuar rrjetin. Ja fotot e VIP-ave shqiptarë që kanë harruar të depilohen, foto të cilat ata tashmë i kanë fshirë.

Vildane Zeneli u komentua shumë për këtë foto pak kohë më parë, pikërisht për qimet që shihen në të pasmet e saj. Modelja atë ditë e bëri Instagramin privat dhe e fshiu foton.

Edhe një foto e Encës e publikuar 2 vite më parë ku shfaqej në plazh bëri xhiron e rrjetit pasi këngëtarja kishte harruar të depilonte sqetullat siç e shihni në foto.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Rovena Stefës e cila ka publikuar një foto ku duket shumë seksi me dekoltenë e hapur por kishte harruar të depilonte zonën e sqetullave e kjo gjë nuk kishte si mos të vihej re.

Dy vite më parë edhe foto Nora e Istrefit në plazh ka patur shumë reagime pasi këngëtarja shfaqet me mustaqe të cilat dalloheshin edhe së largu. Kjo foto u fshi menjëherë nga këngëtarja.

Adelina Tahiri në një prej fotove ekspozonte gjoksin e shfaqej pa makeup, por ndjekësit nuk kanë lënë pa vënë re edhe pjesën e sqetullave ku këngëtarja nuk është kujdesur për qimet e tepërta.

Por edhe foto e Fjolla Morinës dikur pushtoi rrjetin pasi këngëtarja siç duket nuk e kishte vënë re që në pjesën e sqetullave ishte e padepiluar dhe foton e publikoi në rrjete sociale.

Po foton e Dafinës në plazh e mbani mend? Me siguri që po pasi këngëtarja asokohe u bë objekt talljeje ndonëse ende as sot nuk dihet nëse ajo e kishte bërë vetë për t’u tallur apo vërtet sqetullat e saj ishin të padepiluara.

Linda Halimi mendoi se tek kjo foto të gjithë do fokusoheshin tek trupi i palestruar, por në të vërtet të gjithë vunë re qimet në zonën e sqetullave dhe në zonën e bikinit, kështu që foto më pas u fshi.

Ndërsa Emina Çunmulaj nuk e pati fare problem kur ndjekësit i vunë në dukje faktin që këmbët e saj ishin të padepiluara. “Isha më entuziaste të dilja jashtë e të merrja rreze sesa ta harxhoja kohën dhe të depiloja këmbët”, tha modelja.

Edhe një foto e Xhesika Ndoj ku tregonte tatuazhin pati shumë reagime pasi në këmbën e saj dalloheshin disa qime e komentet për këtë pjesë nuk kishin të ndalur.

Ndonëse është foto profesionale, Linda Rei siç duket ka dashur vetë të tërheq paksa vëmendjen duke mos u depiluar në zonën intime pasi qimet duken qartazi.

Edhe tre banoreve të “Big Brother 9”, u ka ndodhur e njëjta gjë me qimet në sqetull, Fotinia ndodhej në dasmë, Ambra e postoi vetë foton dhe e fshiu pas komenteve që ja vinin në dukje ndërsa Gerta shfaqej duke bërë video./Xing.al

xing.al