PLAS DEBATI NË RRJET/ Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet Teas pas akuzave të forta: Ti nuk mund të ndryshosh… – AlpeGossip
PLAS DEBATI NË RRJET/ Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet Teas pas akuzave të forta: Ti nuk mund të ndryshosh…

PLAS DEBATI NË RRJET/ Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet Teas pas akuzave të forta: Ti nuk mund të ndryshosh…

Tea Trifoni ka publikuar së fundmi një video, në të cilën ngre akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. Tea shprehet se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Anin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shton se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë.

“Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj për Olsën, për ty Olsa për të thënë boll vazhdove me mashtrime e manipulove situatën si të duash ti siç bën gjithmonë, boll më zhyte mua akoma më tepër nga ç’më ke zhytur që veç shpirti im e di se çfarë po heq po s’ka gjë.

Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha! Unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift të përputhur, të përplasur, të përleshur sido që të ishte vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Pse moj Olsa harrove ti që kur folëm bashkë për Vitin e Ri unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhej t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova”, shprehet Tea.

Më tej ajo ka treguar se ka qenë Olsa ajo që i ka shtyrë konkurrentët të bënin giveaway, sepse kishte përfitime personale. Tea shton se Olsa i ka mbajtur brenda me Andin, sepse bizneset donin që të reklamoheshin gjatë takimeve të tyre, ndërkohë që ata vetë nuk kanë marrë asnjë lloj pagese në shkëmbim, sepse sipas saj gjithçka e ka marrë autorja e programit. Me ton të ashpër Tea i ka kërkuar Olsës të mos vazhdojë më tej me mashtrimet e saj dhe të mos tallet më me ta.

“Dhe pas kësaj ju na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaëay, bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata. Edhe unë personalisht madje, edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, asnjë lloj pagese, kemi ardhur aty vetëm me shpenzimet tona me veshjet tona, transportin tonë, me kohën tonë me gjithçka. Edhe ti na akuzon për biznese.

Na bëre që të vazhdonim takimet ashtu siç e pranuat dhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar që t’i bëjmë ato takime derisa më në fund ne nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime, kur nuk pranuam të bënim më takime na nxorët dhe e shtytë emisionin në ditën e fundit me komente se nuk kishit çfarë të bënit. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më, sepse tek e fundit edhe ne njerëz jemi”, shprehet Tea.

Ndërkohë reagimi nga ana e Olsës ka qenë i menjëhershëm. Ajo nuk ju është përgjigjur drejtpërdrejtë akuzave të Teas, por ka publikuar një thënie që qartësisht i drejtohet ish-konkurrentes. Siç duket Olsa ka vendosur të mos reagojë ashpër si Tea apo Andi, por ka zgjedhur këtë formë që t’ju kundërpërgjigjet sulmeve të tyre.

“Ti nuk mund të ndryshosh mënyrën se si njerëzit të trajtojnë apo çfarë ata thonë për ty. E gjitha çfarë mund të bësh është që të ndryshosh mënyrën se si ti reagon”, thuhet në thënien që ka publikuar Olsa