“Ku ka më mirë se të punosh me më të mirët”/ Visjan Ukcenaj rrëfen për vajtjen në “Klan” – AlpeGossip
“Ku ka më mirë se të punosh me më të mirët”/ Visjan Ukcenaj rrëfen për vajtjen në “Klan”

“Ku ka më mirë se të punosh me më të mirët”/ Visjan Ukcenaj rrëfen për vajtjen në “Klan”

Të gjithë mezi po e presim nisjen e programit të humorit “Duplex” në Tv Klan. Dhe po kaq entuziastë dhe të emocionuar janë dhe aktorët që do të interpretojnë. Visjan Ukcenaj, i cili është një prej shumë aktorëve të “Duplex” na tregoi se kjo është një sfidë e re. Visjani rrëfen për tvklan.al se është shumë i kënaqur për ardhjen në Tv Klan dhe se ku ka më mirë të punosh me më të mirët, tek më të mirët.

Programi i humorit “Duplex” vjen si një risi në Tv Klan dhe pritshmëritë e publikut janë të mëdha. Mendoni se do arrini të sillni diçka ndryshe?

Ne do sjellim diçka të bukur, diçka ndryshe. “Duplex” është një emision humori i denjë për një televizion si Klan. Kasta e “Duplex” është ajo e cila është parë tashmë dhe në spotet e Tv Klan. Nuk mund të them emër tani, por do ketë dhe një surprizë.

A do të jetë “Duplex” një program që mund të shikohet nga e gjithë familja?

Sigurisht që po, kjo do të jetë dhe sfida jonë. Gama e spektaklit do jetë gjithëpërfshirëse dhe ne do mundohemi që ketë gjë ta bëjmë me kualitet.

Përtej humorit, a do ketë “Duplex” si qëllim edhe një lloj sensibilizimi përsa i përket temave të ndjeshme qoftë politike, sociale, arsim etj?

Humori është i bazuar në realitet është një lojë me realitetin. Humori në vetvete ka ironinë, ka problematikën e shoqërisë dhe përditshmërinë. Ne si shmangemi dot problemeve politike dhe sociale edhe ato do jenë pjesë.

Janë shtuar shumë emisione në Tv Klan, a jeni modest përsa i përket pritshmërive për shikueshmëri?

Televizioni Klan tashmë ka 2 formate të reja që si ka patur përpara “Duplex” dhe “Familja”. Jam i sigurt se secili emision në Klan ka specifikat e veta dhe veçantinë e tij kështu që audienca gjatë gjithë kohës nuk do të shkëputet nga televizioni Klan.

Për ta mbyllur ju si Visjan jeni i lumtur që i jeni bashkuar Tv Klan me këtë format të ri?

Kush nuk është i kënaqur të punojë me më të mirët, tek më të mirët