TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare këngëtari i famshëm – AlpeGossip
TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare këngëtari i famshëm

TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare këngëtari i famshëm

Scott Hutchinson, këngëtari udhëheqës i grupit skocez “Rabbit Frightened”, u gjet i vdekur të enjten, pasi u deklarua i zhdukur të mërkurën.

Në një deklaratë familja e 36 –vjeçarit janë shprehur: “Ne jemi tërësisht të shkatërruar për humbjen tragjike të Scottit tonë të dashur. Pavarësisht zhdukjes së tij dhe shqetësimeve të kohëve të fundit mbi shëndetin e tij mendor, të gjithë kishim shpresë se ai do të kthehej prapë”.

“Depresioni është një sëmundje e tmerrshme që nuk ju jep ndonjë alarm apo tregues se sa mund t’ju mbajë”- vazhdon deklarata.

“Scott luftoi me trimëri me çështjet e tij për shumë vite dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për përpjekjet e tij. Gatishmëria e tij për të diskutuar këto çështje në sferën publike pa dyshim ka ngritur vetëdijen për çështjet e shëndetit mendor dhe u ka dhënë besim të tjerëve për të diskutuar çështjet e tyre. ”

“Rabbit Frightened” gjithashtu kanë thënë fjalët e tyre për humbjen e pjesëtarit të tyre të grupit.

Në mediat sociale, miqtë dhe fansat kanë ndarë hidhërimin për humbjen e Hutchinson.