SURPRIZË/ Zbulohen 2 çiftet e para të “Dance with me” dhe data kur do të fillojë – AlpeGossip
SURPRIZË/ Zbulohen 2 çiftet e para të “Dance with me” dhe data kur do të fillojë

SURPRIZË/ Zbulohen 2 çiftet e para të “Dance with me” dhe data kur do të fillojë

Pas përfundimit të spektaklit ‘Në kurthin e Piter Pan’, moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Grabocka kanë nisur menjëherë punën për edicionin e 6 të ‘Dance with me’. Sipas burimeve pranë ‘News 31’ spektakli do të nis në datën 16 shtator dhe deri tani janë zbuluar dy çifte VIP-ash që do të vallëzojnë.

‘News31.al’ bën të ditur që çifti i parë do të jetë këngëtarja Era Rusi dhe aktori dhe moderator i ‘Top Channel’ Florian Agalliu. Ndërsa çifti i dytë do të jetë ish-velina e ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella dhe ish-deputeti Eduard Ndocaj të cilët janë edhe kushërinj.

Kujtojmë që në ‘Dance with me’ marrin pjesë 6 çifte dhe pritet që në vazhdim të zbulohen edhe VIP-at e tjerë që do të bëhen pjesë e garës së vallëzimit.

“Mbetet vetëm për tu parë nëse do të ketë ndryshime deri në fund pasi çiftet këtë vit janë yll” , ka thënë burimi për “News31.al”