KONFUZIONE E KEQKUPTIME/ Çfarë i pret 12 shenjat tani që Mërkuri kaloi në Gaforren dramatike dhe të ndjeshme – AlpeGossip
KONFUZIONE E KEQKUPTIME/ Çfarë i pret 12 shenjat tani që Mërkuri kaloi në Gaforren dramatike dhe të ndjeshme

KONFUZIONE E KEQKUPTIME/ Çfarë i pret 12 shenjat tani që Mërkuri kaloi në Gaforren dramatike dhe të ndjeshme

Mërkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimit ka qenë deri më tani në shenjën e tij të preferuar: Binjakët. Gjatë javëve të fundit keni qenë optimistë, jeni ndjerë energjikë aspak të zymtë, mendimet ju kanë rrjedhur fjollë, por duket se kjo situatë aq e patë.Prej ditës së djeshme 4 qershorit, Mërkuri ka kaluar në shenjën e ujit Gaforres dhe nëse nuk i përkisni kësaj shenje apo Akrepit e Peshqëve, atëherë jeta juaj do të kthejë 180 gradë.   Shenjat që do e ndjejnë më së shumti tranzicioninin janë Dashi, Peshorja dhe Bricjapët.

Tanimë të gjithë e njohin reputacionin e Gaforreve, ndaj kjo lëvizje në qiell nuk është se paralajmëron lajme edhe aq të mira, *të paktën për shenjat e tokës apo zjarrit që nuk janë aq të ndjeshme sa ato të ujit.

Me Merkurin  në Gaforre fokusi juaj do të  rrotullohet rreth marrëdhënieve tuaja më të ngushta, familjes, shtëpisë e ndjenjave. Ju do të jeni shumë të ndjeshëm  dhe gjatë javëve në vazhdim  do të ndikoheni nga gjendja e të tjerëve emocionale, doni apo s’doni ju.

Mendimet tuaja janë të lidhura ngushtë me zemrën tuaj tani, kështu që çdo gjë që ju mendoni dhe thoni është e stërholluar dhe e mirëmenduar.

Gaforrja njihet si një nga shenjat më agresive, por pasive, të cilën inati e gërryen nga brenda. Gjatë kohës që Mërkuri është në shenjë, jo vetëm të lindurit në fundin e muajit qershor e fillimin e korrikut, por të gjitha shenjat do të ndihen nga pak Gaforre.

Bëhuni gati për keqkuptime dhe konfuzione! Por një këshillë mund t’ju shpëtojë nga shumë konflikte: Mos merrni gjithçka si sulme personale !