“KUR LINDA…”/ Afërdita Dreshaj zbulon dhuratën e veçantë që i biri mban nga gjyshi i tij i ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“KUR LINDA…”/ Afërdita Dreshaj zbulon dhuratën e veçantë që i biri mban nga gjyshi i tij i ndjerë (FOTO)

“KUR LINDA…”/ Afërdita Dreshaj zbulon dhuratën e veçantë që i biri mban nga gjyshi i tij i ndjerë (FOTO)

Prej disa kohësh, Afërdita Dreshaj ushtron profesionin e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka krijuar edhe familje me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl.

Çifti është prindër i një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Sky.

Ndërkohë bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të ndajë momente të ndryshme nga jeta e saj. E pak më parë me anë të një “Instastory”, ajo ka publikuar një video ku shihet vogëlushi i saj teksa mban në dorë një byzylyk floriri.

Krahas këtij postimi, modelja na ka zbuluar historinë e veçantë që ‘fshihet’ pas këtij aksesori.

“Kur linda...”/ Afërdita Dreshaj zbulon dhuratën e

“Ky byzylyk ka qenë i imi. Babai im e mori për mua kur linda, mami e ruajti dhe ia dha Sky-it… Ai ka diçka nga babai im”, shkruan Afërdita Dreshaj.

Ndërkohë së fundmi, ajo është pyetur nga një ndjekës nëse është shtatzënë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”.  Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.