I PASKA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS/ Kim dhe Kanye po grinden shpesh në karantinë – AlpeGossip
I PASKA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS/ Kim dhe Kanye po grinden shpesh në karantinë

I PASKA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS/ Kim dhe Kanye po grinden shpesh në karantinë

Duket se izolimi në shtëpi ia ka sosur durimin çiftit të njohur të showbiz-it, Kim Kardashian dhe Kanye West.

Burime për “Us Weekly” kanë treguar se kohëve të fundit dyshja është zënë thuajse çdo ditë dhe shkak për këtë janë bërë fëmijët.

Duke qenë i karantinuar, Kanye ka gjetur mundësinë t’i përkushtohet më shumë pasionit të tij për të shkruar, duke harruar që 4 fëmijët Kim nuk i ka bërë e vetme.

Ai ia ka lënë të vegjëlit në përgjegjësi partneres, e cila është acaruar jashtëzakonisht shumë.

Burimet tregojnë se Kim kërkon kohën e saj dhe shpreson për bashkëpunim nga Kanye për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

39-vjeçarja s’po mundet t’i përkushtohet dot vetes dhe duket se izolimi ia ka sjellë në majë të hundës.

Madje, për të mos pasur më zënka mes tyre, Kim dhe Kanye kanë programuar ditët për t’u kujdesur për 4 fëmijët, në mënyrë që t’i lënë njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme.

Për më tepër, koha e vështirë me fëmijët e ka bërë Kim-in të mos mendojë më për një tjetër fëmijë.

“Më lejoni t’ju tregoj, të jesh në shtëpi me 4 fëmijë…Nëse ndonjëherë kam menduar se dua një tjetër, është jashtë çdo mundësie. Është shumë e vështirë.”- është shprehur më herët ylli i “KUWTK”.

Pra, mos prisni një tjetër fëmijë të dyshes Kanye-Kim, pasi karantina e vulosi më së miri këtë vendim!