Bëri "xing" me Elvana Gjatën, Kim Kardashian serb ka dy fjalë për yjet shqiptarë (FOTO) - AlpeGossip
Bëri “xing” me Elvana Gjatën, Kim Kardashian serb ka dy fjalë për yjet shqiptarë (FOTO)

Bëri “xing” me Elvana Gjatën, Kim Kardashian serb ka dy fjalë për yjet shqiptarë (FOTO)

E njohur si Kim Kardashian serb, Jelena Karleusa eshte ndër vajzat më seksi të showbiz-it në Serbi. Shpesh herë me deklaratat e saj, ajo bëhet kryetemë e mediave online dhe së fundmi ishte edhe në vëmendjen e medias rozë shqiptare. Kjo pasi Jelena dhe Elvana Gjata kanë bërë ‘xing’ me veshjen e tyre plot ngjyra. Por e ftuar së fundmi në Prive, Karleusa ka shprehur fjalët më të mira për yjet shqiptarë.-

“Të nderuar vëllezër kroat, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë”, u shpreh Jelena teksa vijoi.

“Bebe Rexha eshte e preferuara ime. Edhe Dua Lipa. E keni edhe ate tre treten qe është fantastike, Rita Ora. Kjo është një lloj dominimi shqiptar në skenën e muzikës europiane. Hallall ju qoftë. Si në dukje ashtu edhe në këndim janë fantastike”.