ARBANA POSTON FOTON/ Alketa ka një “kunjë“ për të dhe Eduartin – AlpeGossip
ARBANA POSTON FOTON/ Alketa ka një “kunjë“ për të dhe Eduartin

ARBANA POSTON FOTON/ Alketa ka një “kunjë“ për të dhe Eduartin

Arbana Osmani prej kohësh është në një romancë me regjisorin, Eduart Grishaj.

Duket se kjo histori dashurie ka ndikuar pozitivisht tek moderatorja, dhe e shikojmë në ditët e saj më të mira.

E lumtur, e qeshur e paqtë, Arbana Osmani nuk reshtet së qeni përkrah Eduartit edhe kur ai është me xhirime.

Teksa regjisori po merret me xhirimet e filmit “Gjyshja”, Arbana Osmani ka shkuar pranë tij për të shijuar disa ditë mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore që të fal Shqipëria.

“Në më të bukurin vend”,- shkruan Arbana Osmani përkrah fotos nga Thethi.

Por, si gjithnjë mjaft romantik Eduart Grishaj gjen komplimentet më unike për moderatoren: E bukura, “Zana e Maleve”.

Megjithatë në sy bie komenti i Alketa Vejsiut që nuk nguron t’ja thotë se dashuria të zbukuron.

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”,– shkruan Alketa Vejsiu përkrah fotos së Arbanës.