LARGOHET NGA “TV KLAN”? Ermal Mamaqi i rikthehet skenës së “Portokallisë” – AlpeGossip
LARGOHET NGA “TV KLAN”? Ermal Mamaqi i rikthehet skenës së “Portokallisë”

LARGOHET NGA “TV KLAN”? Ermal Mamaqi i rikthehet skenës së “Portokallisë”

Aktori i ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja ka zbuluar një surprizë shumë të bukur për publikun e spektaklit të humorit. Me anë të një videoje të publikuar pak minuta më parë, ai ka zbuluar se Ermal Mamaqi do t’i rikthehet skenës së ‘Portokalli’ këtë të dielë. Sigurisht ky rikthim vjen në statusin e të ftuarit special, por me siguri do të jetë shumë argëtues për publikun. “Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do e ndriçojë skenën këtë javë”,-shkruan Rezarti krahas videos që nuk duhet humbur. Sot do të regjistrohet puntata që transmetohet në ekranin e ‘Top Channel’ mbrëmjen e së dielës.

Kujtojmë se Ermali e ka nisur karrierën e tij në ‘Portokalli’ që në fillesat e programit dedikuar humorit. Aty ai njohu bashkëshorten e tij dhe vazhdoi karrierën për një kohë të gjatë.