Letra: Uroj të jesh mirë, pa një mizë bezdisëse si unë – AlpeGossip
Letra: Uroj të jesh mirë, pa një mizë bezdisëse si unë

Letra: Uroj të jesh mirë, pa një mizë bezdisëse si unë

Uroj të jesh mirë, pa një mizë bezdisëse si unë, që vetëm ankohej, edhe pse me të drejtë. E nisa kështu sepse nuk si të filloj e as si të mbaroj. E di që s’do e lexoj ç’po shkruaj, dhe po shfryhem.

Filluam shumë bukur bashkë, me një ditë bisedë u ndjeva sikur të njihja, dhe si përfunduam? Ishe një dykëmbësh (më saktë, një trekëmbësh), i paaftë për të mbajtur fjalët që thoje. Adoleshenti tipik, por ti s’je adoleshent. Je në një moshë që duhet të jesh i pjekur.

Më vjen turp për ty, për karakterin tënd të paformuar, për mungesën e guximit, për mungesën e burrërisë. Më vjen turp për naivitetin tënd, më vjen turp që të dua, që isha kaq e drejtë me ty.

Gjithsesi t’i kuptoj, edhe pse s’ti fal, fjalët që ngelën fjalë, dhuratat që s’erdhën kurrë, datat që shtyheshin dhe justifikimet…indiferencën…mungesën e vëmendjes. Por nuk do ta kuptoj kurrë si nuk the një “Më fal”. Thjesht “Më fal”, pa asnjë sqarim, kështu do të më lije vend për një “Përshëndetje!”.

Të uroj të kesh në jetë një njeri si ti. Të uroj carma-n. Mos u anko më vonë. Do marrësh ç’meriton dhe çfarë meriton është çfarë bën.