Meghan Markle zgjodhi që një nga figurat kryesore të revistës ‘Vogue’ për muajin shtator, të ishte aktorja Jameela Jamil. Në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi, ylli i ‘Hollywood-it’ tregoi se vetë dukesha e Sussex e kishte telefonuar disa herë.
“Nuk u përgjigja tre herë, ata duhet të kenë menduar se po luaja”, u shpreh Jameela lidhur me telefonatën e Markle. Megjithatë arsyeja e vërtetë pse Jamil nuk ishte përgjigjur në kohë ishte fakti se Meghan e kishte telefonuar pa shfaqur numrin.
Gjatë intervistës aktorja e quajti dukeshën si një njeri shumë miqësor dhe të zgjuar. Ndërsa arsyeja pse Markle zgjodhi pikërisht Jamil në kopertinën e muajit shtator, ishte fakti se ajo është një individ i cili është përkushtuar në fushata të ndryshme lidhur me feminizmin.
Ndonëse kopertina e plotë nuk është publikuar akoma, ndjekësit e pallatit mbretëror janë shumë kureshtarë lidhur me atë çfarë dukesha do të sjellë për ta.