NJË EMËR I PAPRITUR/ Zbulohet kush do e zëvëndësojë Ilda Bejlerin në “Digitalb” (FOTO) – AlpeGossip
NJË EMËR I PAPRITUR/ Zbulohet kush do e zëvëndësojë Ilda Bejlerin në “Digitalb” (FOTO)

NJË EMËR I PAPRITUR/ Zbulohet kush do e zëvëndësojë Ilda Bejlerin në “Digitalb” (FOTO)

Ditët e fundit moderatorja Ilda Bejleri ka qenë në qendër të mediave, për shkak të largimit nga Supersport pas 11 vitesh.

Në fillim u përfol se largimi i Ildës erdhi si pasojë e një sherri mes saj dhe Dritan Shakohoxhës, pasi ky i fundit i ka dhënë më shumë hapësirë televizive moderatores Leila Kraja.

Ndërkohë sot, ‘Bordo.al’ ka bërë të ditur se Ildën në ‘Zona Gol’, do e zëvendësojë Glendi Tafaj, ish futbollist e aktualisht një ndër gazetarët më të njohur.

Drejtuesit e Supersport kanë menduar se kishte ardhur koha që Glendi gjithë informacionin si futbollist dhe gazetar profesionist t’ja transmetojë publikut nga studio e emisionit dhe jo më nga terreni.

Nuk dihet ende se si Ilda e ka pritur këtë zëvendësim, por për më shumë do të shohim në vazhdim.

Screenshot_12.png

-640-0-5d38a0cd394f4.jpg