Këtë vit do të mbahet edicioni i 20-të i festivalit të “Këngës Magjike”, i cili do të vijë me risi teknologjike, duke i mundësuar të gjithëve ta shohin për herë të parë livestream në VR.
Ardit Gjebrea kishte lajmëruar më parë në profilin e tij në Instagram se skena e këtij viti do të ishte jashtë çdo imagjinate dhe së fundmi, “Blitz” ka publikuar pamjet e para të skenografisë së “Këngës Magjike”.
Ashtu siç ishte lajmëruar, skena është moderne dhe super gjigante, me hapësirë të bollshme për njerëzit e publikut dhe këngëtarët që do të garojnë, siç mund ta shihni në foto.