Ashtu siç deklaroi Sara Hoxha pak javë më parë në spektaklin “Shiko Kush Luan”, përgjatë këtij viti ajo dhe partneri Ledion Liço do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.
Dhe detaji i parë nga dasma e shumëpritur është zbuluar nga vetë Liço. I ftuar në emsionin “Top Magazine”, moderatori i njohur ka kujtuar intervistën e tij të shumë viteve më parë me artisten e ndjerë Dolores O’Riordan në emisionin “Top Select” dhe ka treguar një detaj që me siguri do ta shohim kur të vijë dasma e tij.
“Unë e kisha dëgjuar për herë të parë Dolores O’Riordan kur kam qenë 6 vjeç. Kënga që unë dua që të kërcej edhe në dasmën time është ‘Linger’ është një prej këngëve më të bukura të muzikës jo vetëm të atij grupi.”-është shprehur Liço.