DON PHENOM I DASHURUAR/ Reperi flet për planet e martesës (VIDEO) – AlpeGossip
DON PHENOM I DASHURUAR/ Reperi flet për planet e martesës (VIDEO)

DON PHENOM I DASHURUAR/ Reperi flet për planet e martesës (VIDEO)

Para disa muajsh i ftuar në emisionin “Nd’rrim i Natës”, reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, pranoi publikisht se është në një lidhje. “Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje? Shqiptare është”, u shpreh ai, por emrin e vajzës në fjalë nuk e zbuloi.

Së fundmi reperi ka qenë i ftuar në një tjetër emision ku sërish është pyetur rreth jetës private. Ai ishte personazhi i parë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku Don Phenom ka rrëfyer të reja si për jetën profesionale ashtu dhe atë personale.

Moderatorja e emisionit, Kilda, e ka pyetur pikërisht për lidhjen që reperi ka rrëfyer më parë. ‘Per çfarë zihesh me të dashurën më shumë?’-i ka thënë ajo. Reperi ështe vendosur në siklet dhe mes të qeshurave është përgjigjur: ‘Se çfare do të shohim në Netflix.” Më pas është pyetur nëse e dashura është shqiptare dhe Don Phenom ka pohuar duke pranuar se vazhdon lidhjen me vajzën e panjohur që ka përmendur muaj më parë.

Kilda e ka pyetur dhe nëse ka ndonjë plan për dasmë. “Çdo djalë shqiptar duhet me u martu, me kriju familje se është amanet nga prindërit tanë kështu që normal. Ngadalë ngadalë shohim”- është përgjigjur reperi.