A ju ka munguar? Luana Vjollca i kthehet ekranit: “Së shpejti na presin projekte të reja” (FOTO) – AlpeGossip
A ju ka munguar? Luana Vjollca i kthehet ekranit: “Së shpejti na presin projekte të reja” (FOTO)

A ju ka munguar? Luana Vjollca i kthehet ekranit: “Së shpejti na presin projekte të reja” (FOTO)

Ajo është padyshim një prej femrave më bombastike të ekranit dhe numëron një numër të madh fansash në ‘Instagram’. Moderatorja e dashur për publikun,Luana Vjollca, prej dy muajsh ka qëndruar larg daljeve në televizion.

Megjithatë, bukuroshja seksi ndan herë pas here me fansat në ‘Instagram’ postime nga jeta e përditshme dhe siç e kemi parë, momentalisht nuk po merret me asnjë projekt të ri. Mirëpo, disa minuta më parë, Luana ka ardhur me lajme të reja për fansat e saj.

Ajo ka publikuar një foto ku e shohim të veshur me tuta sportive dhe teksa i ka uruar ndjekësve fundjavë të mbarë, moderatorja ka bërë me dije se priten projekte të reja.

“Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën.”- ka shkruar ajo krahas fotos, duke i lënë fansat në pritje për projektin që me shumë mundësi do të jetë një emision i ri nga moderatorja.