Drini Zeqo e pranon dhe vetë: Ka ardhur momenti të bëhem baba… – AlpeGossip
Drini Zeqo e pranon dhe vetë: Ka ardhur momenti të bëhem baba…

Drini Zeqo e pranon dhe vetë: Ka ardhur momenti të bëhem baba…

I ftuar sot në “Thumb” ishte prezantuesi shumë i njohur dhe shumë i dashur nga të gjithë Drini Zeqo i cili si rrallëherë foli edhe për jetën private.

Drini tregoi se momentalisht nuk ishte në një lidhje, por e quajti “flirt” eksperiencën e re, pa zbuluar më shumë.

Mirëpo gjatë intervistës prezantuesi i habiti të gjithë kur u shpreh se dëshiron të bëhet baba.

“Ka ardhur momenti të bëhem baba”, u shpreh Drini, pa u zgjatur më shumë tek kjo pjesë.