Moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Dilema Deal or no Deal”, në Top Channel. Ilda provoi fatin dhe zgjodhi numrin 19, ditëlindjen e saj, kuti e cila kishte 1 milion lekë të vjetra. Me vazhdimin e lojës, Ilda pranoi ofertën duke lënë dy kutitë e fundit, të sajën dhe një tjetër me 5 milionë lekë të vjetra. Kështu moderatorja preferoi të ndalej tek oferta sesa të vijonte deri në një fund që nuk dihej si do shkonte.
“Kjo është lojë që provon edhe karakterin e njeriut”, tha Ilda dhe tregoi se shumën do e dhurojë për bamirësi për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.