Si engjëll! Bashkëshortja e Besnik Qakës publikon foton e parë të vajzës – AlpeGossip
Si engjëll! Bashkëshortja e Besnik Qakës publikon foton e parë të vajzës

Si engjëll! Bashkëshortja e Besnik Qakës publikon foton e parë të vajzës

Vetëm pak muaj më parë, vokalisti i NRG Band kurorëzoi me martesë lidhjen e tij të dashurisë me Lolita Begollin. Një dasmë madhështore që mblodhi shumë figura të njohura shqiptare u mbajt, edhe pse u organizua në një kohë të shkurtër.

Menjëherë pas dasmës çifti na dha edhe lajmin e bukur që së shpejti do të bëheshin prindër. Tashmë Lolita dhe Besniku janë bërë prindër të një vajze dhe nuk i kanë rezistuar publikimit të një fotografie bashkë me të.

 

Ka qenë Lolita që ka publikuar foton teksa po shijonin natyrën me vajzën. Vogëlushja shihet e veshur me rozë, ndërsa mami me të bardha. Kjo pamje kaq e dashur dhe e ëmbël, me siguri i ka zbukuruar ditën Besnikut.