"DALIN TË VËRTETAT NË SHESH"/ Arta Memedi: Tayna ka ndikuar që të më anullohen koncertet (VIDEO) - AlpeGossip
“DALIN TË VËRTETAT NË SHESH”/ Arta Memedi: Tayna ka ndikuar që të më anullohen koncertet (VIDEO)

“DALIN TË VËRTETAT NË SHESH”/ Arta Memedi: Tayna ka ndikuar që të më anullohen koncertet (VIDEO)

Ndonëse kishte shpëtuar nga sytë e publikut, një “zënkë” mes dy këngëtareve ka ndodhur në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Taynën dhe Arta Memedin të cilat e nisën diskutimin duke u zënë për punë këngësh dhe nofkash e përfunduan duke përmendur se kush i ka marrë të dashurin tjetrës. Ishte Tayna ajo që në fakt nisi gjithçka e madje mesa duket pas publikimeve ne rrjete sociale ka tentuar edhe ti prish punë duke i bllokuar koncertet Artës.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” që trasmetohet në Abc News, Arta ka treguar se Tayna dhe menaxheri i saj kanë ndërhyrë që ajo të mos performonte në një koncert të planifikuar në Vjenë.

“Kam reaguar sepse kam patur edhe shumë bllokime nga ana e menaxherit të saj. Duhet të jepja koncert në Vjenë dhe kanë ndikuar të anullohet. Unë kam qenë atje, dhe ai i ka thënë të më anullojë koncertin në të kundërt unë nuk e sjell në artisten në fjalë(Tayna) tek ti. Dhe ai i ka thënë kape dhe çoje në Turqi sepse unë kam artistë të tjerë.”,- është shprehur Arta.