NJOLLA TË MËDHA? Zbuloni si mund të zhdukni papastërtitë me këto metoda efektive - AlpeGossip
NJOLLA TË MËDHA? Zbuloni si mund të zhdukni papastërtitë me këto metoda efektive

NJOLLA TË MËDHA? Zbuloni si mund të zhdukni papastërtitë me këto metoda efektive

Ndonjëherë jemi aq dembelë saqë nuk pastrojmë as pluhurin mbi mobilje, por nëse duam të jemi të shëndetshëm shtëpia duhet të shkëlqejë gjithmonë. Papastërtitë që gjenden në dyshemenë e tualetit, në bufe apo mbi divan mund të duket sikur nuk hiqen kurrë, por nëpërmjet këtyre metodave mobiliet tuaja do duken si të reja.

1. Pllakat e dushit

Për të gjithë ato që kanë harruar që pllakat e dushit duhet të jenë të bardha, ju sugjerojmë të përdorni këto përbërës: sodë buke dhe uthull molle. I përziejmë këto ingridientë, me një furçë dhëmbësh fërkojmë zonat më problematike dhe e shplajmë me ujë në fund.

2. Njollat në hekurin e rrobave

Kjo është diçka që i ndodh të gjithëve. Na duhen: sodë buke, uthull molle e bardhë dhe ujë i ngrohtë. Përzieni sodën e bukës me ujin dhe aplikojeni te hekuri. Prisni një orë, fshijeni me një facoletë dhe në fund hidhni uthullën.

3. Njollat e ujit në një tavolinë druri

Një tavolinë druri prishet shpejtë nga njollat e ujit, por fatmirësisht mund t’i heqim ato. Ju nevojitet një peshqir dhe një hekur rrobash me avull. Vendoseni peshqirin sipër njollës dhe hekurin sipër peshqirit. Ndërkohë gradojeni deri në fund dhe shtypni butonin e avullit. Mbajeni derisa njollat të zhduken.

4. Enë të djegura

Djegia e enëve duket si një mallkim, por ne kemi zgjidhjen e duhur për ju. Hidhni disa lugë soë buke në ujë të nxehtë dhe më pas hidheni në enën e djegur. Prisni për pak kohë dhe lajeni me shumë lehtësi.

5. Njollat dhe aromat e pakëndshme nga dërrasa e prerjes

Dërrasa e prerjes është një nga gjërat më të përdorura në kuzhinë, prandaj duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje pastrimit të saj. Prini një limon në gjysmë dhe bashkë me kripë ose sodë buke fërkojeni derisa njollat dhe aromat të largohen.