U PREK NGA SHAKAJA/ Ariana Grande i kërkon falje Pete Davidson – AlpeGossip
U PREK NGA SHAKAJA/ Ariana Grande i kërkon falje Pete Davidson

U PREK NGA SHAKAJA/ Ariana Grande i kërkon falje Pete Davidson

Ish-partneri i Ariana Grande, Pete Davidson postoi në ‘Instagram’ një shkrim në të cilin thuhej: “Nuk dua të jem më në këtë botë. Po jap më të mirën nga vetja për të qëndruar këtu për ju, por nuk e di dhe sa gjatë mund të mbijetoj. E gjitha që kam provuar të bëjë ka qenë të ndihmojë njerëzit. Thjesht kujtojeni. Ju kam treguar”.

 Ky postim erdhi pasi Pete mbështeti publikisht Kanye West, i cili tregoi se ishte prekur nga një shaka që Ariana Grande bëri për reperin. Pas këtij reagimi të ish të dashurit të saj, Ariana kërkoi falje publikisht për shakanë e saj dhe tha se nuk e kishte si qëllim të lëndonte ndonjë njeri. Më pas në një postim tjetë
ajo tregoi se dëshiron të qëndrojë pranë Pete.
“Jam poshtë shkallëve dhe nuk do të shkojë askund nëse ke nevojë për ndonjë gjë. E di që ke çdo njeri që ke nevojë dhe kjo nuk jam unë, por unë jam këtu”, – ka shkruar këngëtarja. Pavarësisht se ata të dy janë ndarë, Ariana ka treguar se do i qëndrojë gjithmonë pranë ish të dashurit të saj.