Vila, vila gjithandej! Besi zbulon shtëpinë në Gjirin e Lalëzit (FOTO) – AlpeGossip
Vila, vila gjithandej! Besi zbulon shtëpinë në Gjirin e Lalëzit (FOTO)

Vila, vila gjithandej! Besi zbulon shtëpinë në Gjirin e Lalëzit (FOTO)

Aktori i humorit Bes Kallaku ishte dje pjesë e emisionit “E diela shqiptare”, në rubrikën “Për drekë me mua”, ku personazhet VIP gatuajnë për njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre. Të ftuari e Besit ishin Erion Isai, Arjola Shehu dhe dietologia Blerina Bombaj.

Aktori i humorit kishte zgjedhur t’i ftonte miqtë e tij VIP në shtëpinë por ajo që të bi më shumë në sy është që ai dhe Xhensila kanë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit. Një zgjedhje kjo mjaft e zgjuar duke iu përshtatur dhe menysë që ai kishte përzgjedhur të gatuante ku baza ishte peshku.

Nga pamjet e publikuara gjatë emisionit arritëm të shihnim edhe strehëzën e tyre të pushimit. Një vilë dykatëshe, e rrethuar nga një oborr ku mbizotëron gjelbërimi dhe me një verandë ku ishte vendosur tavolina e ngrënies.

Ngjyra dominuese në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, si brenda dhe jashtë saj, ishte e bardha. Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi vogëlushja të vijë në jetë, ata do të kalojnë më shumë kohë në shtëpinë e tyre në plazh.