SONI MALAJ ME TRUPROJË NË FESTIVAL/ Pas performancës e pret këngëtaren e pret i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
SONI MALAJ ME TRUPROJË NË FESTIVAL/ Pas performancës e pret këngëtaren e pret i dashuri (FOTO)

SONI MALAJ ME TRUPROJË NË FESTIVAL/ Pas performancës e pret këngëtaren e pret i dashuri (FOTO)

Soni Malaj ka përmbylluar disa ditë më parë garën e saj në Festivvalin e RTSH-së duke konkurruar me këngën e saj “Më e fortë”. Ndonëse cilësohej si një ndër artistet pretendente, ajo nuk mundi të rrëmbëjë çmimin e parë në këtë edicion të ’57.

Por gjatë momenteve të konkurrimit, “Panorama” ka publikuar disa foto të shkrepura në prapaskenë, ku Soni pak para nisjes së performancës së saj shfaqet e shoqëruar nga truproja.

Sigurisht, në këtë kompeticion të rëndësishëm, artistja nuk ishte e vetma e pa mbështetje sepse në pritje të daljes së saj në skenë ka qenë edhe partneri i saj, Klevi, i cili siç duket edhe nga fotot e pret me një përqafim të ngrohtë të dashurën e tij të zemrës.

Soni dhe Klevi janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh, ndërsa kujtojmë se artistja nga Tropoja është edhe nënë e një vajze të quajtur Anna 6 vjeç, nga martesa me balerinin Mirko, më të cilin u divorcua pas 4 vitesh bashkë.