BËN PËR “2 LEKË” ALKETA VEJSIUN/ Adelina Ismajli: Festivalin e fitoi një artiste e paster, jo mafia – AlpeGossip
BËN PËR “2 LEKË” ALKETA VEJSIUN/ Adelina Ismajli: Festivalin e fitoi një artiste e paster, jo mafia

BËN PËR “2 LEKË” ALKETA VEJSIUN/ Adelina Ismajli: Festivalin e fitoi një artiste e paster, jo mafia

Festivali i 58 i RTSH-së ka hapur shumë polemika.

Kjo, për faktin se Alketa Vejsiu, nuk dihet nëse bashkë me Vera Grabockën apo jo, siç po duket nga vetë reagimet e Alketës, kishte paravendosur si fituese Elvana Gjatën.

Por fituese, me meritë, u shpall Arilena Ara.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismajli, ka marrë në mbrojtje fituesen, dhe akuzon ashpër Vejsiun.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës.

Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti.

Jo lëmoshat për gazetarët e rrobaqepësia, jo mafia e politikani, jo luksi fals i korrur në lëndinat e ‘koncerteve’ që mbajnë erë bajgash.

Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetëra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS.

Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë”.

Adelina shkruan se Arilena nuk do të na zhgënjejë vendin e saj në Eurovision, pasi është një artiste që mund t’ia dalë mbanë edhe në atë skenë të madhe.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”.

E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj.

Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët.

Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim”, shkruan ajo ndër të tjerash.(TemA)