“MË THUAJ TË DUA”/ U aludua se janë në një lidhje, zbulohet e vërteta që fshihet pas mesazheve të koduara të Melinda Ademit dhe Finemit – AlpeGossip
“MË THUAJ TË DUA”/ U aludua se janë në një lidhje, zbulohet e vërteta që fshihet pas mesazheve të koduara të Melinda Ademit dhe Finemit

“MË THUAJ TË DUA”/ U aludua se janë në një lidhje, zbulohet e vërteta që fshihet pas mesazheve të koduara të Melinda Ademit dhe Finemit

Është bërë e njohur strategjia e këngëtarëve që para publikimit të një bashkëpunimi të ngrenë dyshime për një lidhje duke ‘ngacmuar’ me mesazhe pikante. Të njëjtën strategji duket se kanë përdorur edhe Melinda Ademi dhe Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Dogjani.

E gjitha filloi pak ditë më parë kur reperja postoi disa foto në Instagrma dhe në seksionin e komenteve u vunë re komentet mes saj dhe Finemit që dukeshin si disa mesazhe të ëmbla dashurie.

“Coco Chaneli,”-shkruante Finem poshtë fotove të Melindës që kjo e fundit i kishte shoqëruar me mbishkrimin “”I love you” me m’thon”.

“Ta bëj jetën pikante,”-replikoi këngëtarja.

Kaq mjaftoi që kudo të flitej për një histori dashurie mes tyre. Gjithsesi, e vërteta është ndryshe dhe pas këtyre komenteve fshihet vetëm një bashkëpunim. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistët të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale foto nga xhirimet e videoklipit.

Krah fotove ata shkruan emrat e tyre me disa pikëpyetje pa zbuluar më shumë detaje mbi datën e publikimit apo titullin e këngës.

Dyshja shihen të ulur mbi dy makina luksoze. Finem ka veshur pantallona të zeza dhe një këmishë kurse Melinda një fustan portokalli që i nxjerr në pah format seksi.

Mesa duket edhe komentet e shkëmbyera mes tyre janë fjali të shkëputura nga teksti i këngës së tyre. Kjo është hera e parë që ata bashkëpunojnë.