KJO VERË ËSHTË PËR GUXIMTARËT/ Nëse do të biesh në sy, kemi aksesorin që bën fiks për ty (FOTOT) – AlpeGossip
KJO VERË ËSHTË PËR GUXIMTARËT/ Nëse do të biesh në sy, kemi aksesorin që bën fiks për ty (FOTOT)

KJO VERË ËSHTË PËR GUXIMTARËT/ Nëse do të biesh në sy, kemi aksesorin që bën fiks për ty (FOTOT)

Vera e 2020-s i përket diversitetit, ngjyrave dhe aventurave ndaj Swatch i bashkohet argëtimit të sezonit me një ndër koleksionet me unike të orëve, pjesë e familjes së madhe të BIG BOLD.

Big Bold Jelly quhet koleksioni i ri i orëve i frymëzuar nga ide te guximshme dhe i dizajnuar për personalitete të guximshme. I inspiruar nga stili urban, ky koleksion ka të veçantë rripin transparent dhe kasën me diametër 47 mm gjithashtu transparente, që do t’ju bëjnë të ndiheni në qender të vemendjes.

Nga neoni jeshil në të verdhën elektrike, nga portokallia e zjarrtë në blunë harmonike, këto ngjyra fluoreshente rrezatojnë pozitivitet dhe ngrejnë humrin e kujtdo që i vendos.

Pak histori

Big Bold Jelly është risjellë si një version i ri i modelit ikonë të orës klasike Swatch Jelly Fish e krijuar në vitin 1983, viti i lindjes se markës zvicerane, për të dhënë mesazhin e qarë se është një aksesor që nuk i ikën asnjëherë koha! Linja e re është për ata adhurues të orëve nuk kanë frikë të guxojnë dhe janë krenarë për origjinalitetin e tyre.

Tashmë që vera ka trokitur, “Swatch” nuk kishte si mos te sillte ngjyrat verore te misheruara në orët Big Bold. 4 ngjyra neon me detaje transparente janë ato që ju duhen për të qenë në qendër të vëmendjes këtë verë:

Bluja ngjyra e ëndrrave! BLUEINJELLY vjen në ngjyrën blu të shndritshme pasi është koha për të kapur qiellin blu, flladin, shpejtësinë e dallgëve të fuqishme! Nga rripi te kasa, gjithçka është e tejdukshme përveç akrepave dhe numrave që janë në versionin e vijave, për t’jua bërë më të lehta orët, minutat që kaloni me njerëzit e dashur!

 

E verdha ngjyra e diellit! YELLOWINJELLY është ideale për ata që i duan ngjyrat e gëzueshme, energjinë, dinamizmin dhe ngrohtësinë! Ora është uniseks dhe lehtësisht e kombinueshme me veshjet verore.

E gjelbra ngjyra e shpresës dhe së ardhmes! GREENINJELLY është manifestimi i shpirtit veror dhe sportit, shëndetit dhe lumturisë. Është koha për të provuar diçka të re dhe sensuale! E ndritshme dhe e freskët si çdo aventurë e juaja verore.

Ngjyra e energjisë pozitive! ORANGEINJELLY është për të gjithë ata që kanë fiksim ngjyrat e gëzueshme, energjinë, dinamizmin dhe butësinë! Aksesori në ngjyrën vibrante të portokallisë ju fal shijen e guximshme të ekzotike, dhe i jep dritë pamjes suaj.

Për të gjithë klasikët ora bardhezi BLACKINJELLY është perfekte! Ka një fushë gjysmë transparente dhe rrip gjithashtu transparent. Rripi ka një strukturë marramendëse që mezi shihet, ndërsa mes elementeve të akrepave  do të shihni zemrën e orës.

 

BIG BOLD JELLYFISH është krijim i veçantë me një dizajn unik, për ata persona që flasin hapur dhe nuk fshehin asgjë! Me kasën e orës plotësisht të tejdukshme 47 mm dhe një rrip silikoni gjysmë transparent, ju mund të shijoni ngjyrat tek akrepat ngjyrë blu, të kuq dhe të verdhë!

Big Bold Jelly është një qëndrim, një mentalitet, një mënyrë e “të qenit” në botë, për ata që duan të vihen re. Ndaj vizitoni Swatch dhe nxitoni të bëni tuajat këta aksesorë!