E FRIKSHME/ Helikopteri i shpëtimit rrëzohet në malet e "Emirateve të Bashkuara Arabe" (VIDEO) - AlpeGossip
E FRIKSHME/ Helikopteri i shpëtimit rrëzohet në malet e “Emirateve të Bashkuara Arabe” (VIDEO)

E FRIKSHME/ Helikopteri i shpëtimit rrëzohet në malet e “Emirateve të Bashkuara Arabe” (VIDEO)

Një helikopter shpëtimi është rrëzuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Katër anëtarët të ekuipazhit mbetën të vdekur nga aksidenti i rëndë. Avioni doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua duke shpërthyer në flakë.

Helikopteri, që i përkiste Qendrës Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u rrëzua në afërsi të malit më të lartë të vendit, Jebel Jais, të shtunën.

Pamjet dramatike të aksidentit u bënë virale në mediat sociale. Në video shihet helikopteri në ngjyrë të kuqe dhe bardhë duke rënë në tokë.

Mjeti i fluturimit u rrëzua në terren të ashpër, duke shpëthyer menjëherë në flakë. Katër anëtarë të ekupiazhit, dy pilotë, një lundrues dhe një mjek, u konfirmuan të vdekur.

Mjeku raportohet se ishte shtetas i huaj, ndërsa tre të tjerët ishin shtetas të EBA-së.

Helikopteri ishte në një mision shpëtimi për të transportuar një njeri të plagosur nga mali, por u rrëzua para se ta merrte.

Ndërsa shkaku i saktë i incidentit ende nuk është përcaktuar.