Pas largimit të Baby G, Kida e vetmja në “On Records”. Flet këngëtarja: Unë gjithmonë kam qenë e para! – AlpeGossip
Pas largimit të Baby G, Kida e vetmja në “On Records”. Flet këngëtarja: Unë gjithmonë kam qenë e para!

Pas largimit të Baby G, Kida e vetmja në “On Records”. Flet këngëtarja: Unë gjithmonë kam qenë e para!

Një ndër të ftuarat e emisionit Thumb në Abc Neës ka qenë edhe këngëtarja e njohur Kida. Ajo ka folur rreth projektit të saj më të ri me titull “Ti” si dhe është ngacmuar paksa për marrëdhëniet me kolegët apo jetën personale.

Rikujtojmë se Kida dhe Baby G kanë qenë kryesoret në labelin e tyre dhe të vetmet vajza, por pas largimit të Baby G, Kida ngeli e vetmja. Për këtë është pyetur nga gazetarja sesi ndihet tani që është vajza e vetme në label, apo kjo nuk ka rëndësi pasi ajo ka qenë kryesorja.

“Unë gjithmonë kam qenë e para edhe gjithcka ka nis me mu , kështu që e ndjej vendin e njëjtë, e ndjej pozitën e njëjtë”.- tha ajo duke nënkuptuar se asnjëherë nuk ka parë ndonjë vajzë të labelit si konkurente.