Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku dhanë lajmin e bukur që shumë shpejt do të bëhen prindër. Dyshja e tregoi nëpërmjet një postimi në Instagram, ku Xhensila u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Gjatë këtyre muajve këngëtarja e ka shijuar në maksimum pritjen e ëmbël, e cila i ka dhënë asaj një nurë të veçantë. Mirëpo shtatzënisë po i vjen fundi dhe Xhensila shumë shpejt do të mbaj në krahë foshnjën e saj.
Së fundmi Xhensila ka treguar se po i shijon shumë ditët e fundit të shtatzënisë. Pak minuta më parë ka ndarë me ndjekësit e saj një postim në instastory, ku shihet se është duke pushuar në plazh. E veshur me një fustan ngjyrë blu, Xhensila shfaqet shumë e lumtur teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur.