“NE JEMI NJË SKENË KRIMI…”/ Amber Heard paska dhunuar ish-in Johnny Depp dhe jo e kundërta – AlpeGossip
“NE JEMI NJË SKENË KRIMI…”/ Amber Heard paska dhunuar ish-in Johnny Depp dhe jo e kundërta

“NE JEMI NJË SKENË KRIMI…”/ Amber Heard paska dhunuar ish-in Johnny Depp dhe jo e kundërta

Aktorja Amber Heard ka pranuar se ka goditur ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp në regjistrimet audio të publikuara së fundmi.

Në një audio, të shpërndarë nga Daily Mail, dyshja diskuton një incident në të cilin gjërat morën një kthesë të papritur.

USA Today foli me avokatin e Depp, Adam Waldman, i cili konfirmoi se audio është një regjistrim i vërtetë nga viti 2015.

Aktorja e filmit “Aquaman”, 33 vjeç, pranon se e ka goditur aktorin në një seri bisedash të përgjuara të çiftit, të cilët përpiqeshin të bisedonin për problemet e tyre të martesës.

“Më vjen keq që nuk të godita në fytyrë me një shuplakë të mirë, por unë të godita, nuk të grushtova. Nuk të lëndova, unë thjesht të rashë, nuk të grushtova”, dëgjohet teksa thotë aktorja.

“Unë u largova mbrëmë. Sinqerisht, të betohem sepse thjesht nuk e përballoja dot idenë e dhunës fizike, e më shumë abuzimeve fizike ndaj njëri-tjetrit”, thotë Johnny.

“Sepse nëse do ta kishim vazhduar, do të kishte marrë për keq. Dhe zemër ta thashë një herë. Unë jam i frikësuar për vdekje, ne jemi një skenë krimi tani”.

Por Heard, e cila bëri kërkesë për divorc në maj 2016 duke akuzuar Depp për dhunë gjatë martesës së tyre toksike 18 mujore – paralajmëron: “Nuk mund te të premtoj se nuk do të bëhem më e dhunshme fizikisht. Ndonjëherë e humbas”

Depp ngriti padi 50 milionë dollarë për shpifje, pasi Heard foli për Washington Post duke detajuar përvojat e saj si një viktimë e dyshuar e dhunës në familje.