Mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Shiko kush luan” ishin çifte mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dy nga çiftet ishin Milaim Zeka dhe Edlira Qefalija-Gjiko dhe Elita Rudi.
Gjatë emisionit, Zeka i rrëfeu Gjikos një sekret të Elitës, duke i bërë të gjithë të përloteshin. Ai tregoi se moderatorja e kishte ndihmuar me djalin e motrës, i cili vuante nga kanceri. Gazetari shprehu mirënjohjen kundrejt Elitës, duke shtuar se Gjiko është me fat që ka marrë një si ajo.
“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë.
Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi tubu lekë për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur. Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. E të jetë një kujtim për gocën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, tha Zeka i përlotur, duke emocionuar njëkohësisht Elitën dhe të pranishmit e tjerë.