NJË DITË PARA FINALES SË EUROVISION/ Jonida Maliqi merr dhuratën më të mrekullueshme – AlpeGossip
NJË DITË PARA FINALES SË EUROVISION/ Jonida Maliqi merr dhuratën më të mrekullueshme

NJË DITË PARA FINALES SË EUROVISION/ Jonida Maliqi merr dhuratën më të mrekullueshme

Miq dhe familjarë të Jonida Maliqit i bënë asaj surprizën më fantastike: kanë shkuar në Tel Aviv për të qenë pranë saj në konkurrimin më të rëndësishëm, atë në finalen e madhe të Eurosong 2019.

Këngëtarja ndau në Instagram një foto ku shfaqet e rrethuar nga miqtë dhe pjestarë të familjes, mes tyre edhe mamaja e saj, Arta, si edhe mikja e saj fashionista Jona Hadëri.

Jonida Maliqi u kualifikua dje në finalen e madhe dhe nesër mbrëma, do të jetë e dyta që do të ngjitet në skenën më të madhe europiane. Për të votuar “Ktheju tokës”, duhet të jetoni në një prej 40 shteteve që kanë patur përfaqësi në Eurovision këtë vit, me numrin 2.