ME NJË FOTO NGA FËMIJËRIA/ Ronela Hajati kujton të atin e ndjerë: Më mungon… – AlpeGossip
ME NJË FOTO NGA FËMIJËRIA/ Ronela Hajati kujton të atin e ndjerë: Më mungon…

ME NJË FOTO NGA FËMIJËRIA/ Ronela Hajati kujton të atin e ndjerë: Më mungon…

Ronela Hajati ka kujtuar babain e ndjerë përmes një fotografie të rrallë nga fëmijëria të cilën e ka publikuar në Instagram.

Në këtë foto prekëse, këngëtarja shfaqet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë të atit, ndërsa shkruan me lot në sy:

“Më mungon shumë, baba”.

Ndarja nga jeta e Marash Hajatit ka qenë shumë e vështirë për t’u përballuar si për Ronelën, ashtu edhe për mamanë e saj.

Këngëtarja çdo herë është shumë e ndjeshme kur flet për të dhe i bën dedikime pafund në rrjetet sociale.

Gazetari dhe publicisti i njohur Marash Hajati ndërroi jetë në vitin 2013.